16 Janar 2025

Arrestohet një prokurore dhe dy ndërmjetësues

Prishtinë, 23 gusht - Pas hetimeve të gjata, të udhëhequra nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë arrestuar tre persona, prej tyre prokurorja, Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe dy ndërmjetësues, ndërsa ndërmjetësuesi i tretë gjendet në arrati.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 428, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; “Ushtrimi i ndikimit”, sipas nenit 431, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

E pandehura V.B., është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime. V.B. ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro (njëzetedymijë euro) përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.

Mbrëmë gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura V.B. dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)