Arrestohet një policë nën dyshimin për dhunë familjare
Prishtinë, 25 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:20 përmes qendrës operative komunikuese Pejë është raportuar rasti dhunë familjare.
Me të pranuar informatën stacioni policor Pejë ka dalë në vend të ngjarjes ku ka konstatuar se personi i cili kishte përdorur dhunë në familje (kundër gruas së vet) ishte pjestar i Policisë së Kosovës në Qendrën Operative Komunikuese Rajonale Pejë.
Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe Hetuesit e IPK-së iu kanë pergjigjur thirrjes dhe kanë dalur në vend të ngjarjes.
Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast në ora 16:22 është kontaktuar Prokurori Kujdestar Komunal Pejë i cili ka dhënë urdhër për ndalim për 24 orë, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë mjeksore dhe është dërguar në shtëpi.