Arrestohet një pjëstar i policisë për marrje ryshfeti
Prishtinë, 21 djetor - Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës dhe në konsultim me Prokurorin Komunale të Prishtinës, përkatësisht prokurorin kujdestarë, ka arrestuar zyrtarin policor i cili shërben në Stacionin Policor të Lipjanit, por aktualisht i angazhuar në Task Forcën e Trafikut të Qytetit në Prishtinë.
Zyrtari policor eshte arrestuar nen dyshimin për veprën penale marrja e ryshfetit dhe Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit, për shkak se me datën 20.12.2011, rreth orës 18:00, ka marr nga një qytetar të holla në vlerë prej 20 euro, ndërsa është arrestuar në ora 20:00 nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës.
Zyrtari Policor derisa ishte duke rregulluar komunikacionin në rrugën Deshmoret e Kombit në Prishtinë, saktësisht në udhëkryqin përball PTK-së, e ka ndalur qytetarin në fjalë, i cili ishte duke drejtuar veturën e tij.
Zyrtari Policor i ka konfiskuar dokumentet e automjetit qytetarit, me çrast nuk i ka shqiptuar tiketë për kundërvajtje, por nga qytetari ka kërkuar që ti jap të holla në vlerë prej 20 euro, si kundërvlere për mos shqiptim të tiketës.