Arrestohet një person sipas urdhërarrestit ndërkombëtar
Prizren, 18 qershor - Duke u bazuar në kërkesën për arrestim dhe ndalim sipas fletëarrestit ndërkombëtar nga autoritet zvicerane është ndaluar dhe është sjellë (ekstraduar) për në Kosovë i kërkuari Z. B. shtetas shqiptar/kosovar.
I njëjti është kërkuar nga autoritetet e Kosovës, përkatësisht nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale ‘grabitje në tentativë’.
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren personi i ekstraduar është ndaluar për 30 ditë në paraburgim.