Arrestohet një person për ‘zjarrvënie’ në Suharekë
Suharekë, 11 mars -Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar dje në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (V. M.), i cili dyshohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.
Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.