Arrestohet një person për vepren penale “Mashtrim” me bileta
Pejë, 12 gusht - Me datë 07.08.2022, rreth orës 14:20, në Stacionin Policor në Pejë, janë paraqitur tre (3) persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimit, e më pas edhe pesëmbëdhjetë (15) të tjerë.
Të njëjtit deklarojnë se në afate të ndryshme kohore në vitin 2022, gjatë sezonit verorë kanë rezervuar bileta të aeroplanit vajtje-ardhje për ta dhe familjarët e tyre nga shtete të ndryshme të Europës për në Kosovë. I dyshuari të njejtit i ka vënë në lajthim me qëllim përfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetëm në njerin drejtim ndërsa paratë iu ka marrë qytetarëve për dy drejtimet.
Pas fillimit të hetimeve nga Stacioni Policor Pejë, i dyshuari nuk ka qenë i qasshëm dhe ndërkohë me datë 08.08.2022, nga familjarët e tij është paraqitur si person i zhdukur.
Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor Pejë, me datë 11.08.2022, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, është arrestuar dhe i njejti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë.