Arrestohet një person për tentim vrasje
Prishtinë, 19 gusht - Sot nga hetuesit rajonal në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën tentim vrasje.
Rasti ka ndodhur të shtunen në ora 22:40 në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje e me hershme në mes të dy personave ka rezultuar në të shtëna me armë zjarri, me ç rast viktima L. Krasniqi, mashkull, 17 vjeç, shtetas Kosovar, është plagosur nga arma e zjarrit, përderisa i dyshuari menjëherë pas ngjarjes për tiu shmangur arrestimit policor, kishte ikur nga vendngjarja.
Në vazhdimësi të veprimeve të sajë policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin E. Gashi mashkull, 17 vjeç, shtetas Kosovar të cilit i ka lënë thirrjen për tu Paraqitur menjëherë në stacionin policorë.
I njëjti sot është paraqitur në polici si dhe në të njëjtën kohë ka dorëzuar edhe Një revole të tipit Ekol Special 99 të kalibrit 9mm e cila dyshohet të jetë arma
e përdorur në rastin në fjalë.
Ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit, është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti ti kaloj gjykatës.