Arrestohet një person për ‘sulm fizik’ dhe ‘dhunë në familje’
Prizren, 4 dhjetor - Me datën 3 dhjetor në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (D. H.), i cili dyshohet se në Prizren ka kryer veprat penale ‘sulm fizik’ dhe ‘dhunë në familje’.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të dhunës në familje, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç ‘rast viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacionin policor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla. Viktima dërgohet në përkujdesje institucionale.
Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.