Arrestohet një person për shmangie nga tatimi
Prishtinë, 4 qershor - Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull pronar i një firme.
I njëjti sipas policise dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.
Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme