Arrestohet një person për mashtrim
Drenas, 27 shtator - Dje nga hetuesit e stacionit policor të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim.
Rasti është raportuar me datën 5 shtatot rreth orës 19:00, nga ana e viktimës i cili i ka huazuar të dyshimtit veturën e tipit Wolsfagen Passat, për një periudhë të caktuar (1 orë), mirëpo i dyshimti veturën nuk ia ka kthyer pronarit por e ka shitur në Mitrovicë.
I dyshuari S. Gashi 33 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë, ai po mbahet në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, deri në përfundimin e veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.