Arrestohet një person për marrje të ryshfetit
Prishtinë, 23 gusht - Pas një pune hetimore Policia e Kosovës sot rreth orës 10:30, në rajonin e Prizrenit ka arrestuar personin e dyshuar R. R., i lindur me 1952, profesor në një gjimnaz në Prizren, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.
Personi i dyshuar tanimë i arrestuar nga Policia e Kosovës është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet 250 , për regjistrimin në shkollë të mesme të një nxënësi.
Hetimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në bashkëpunim dhe nën autorizimin e prokurorit të shtetit, duke vepruar në bazë të urdhëresës së gjykatës për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.
Me autorizim të prokurorit përkatës, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.