Arrestohet një person për marrje ryshfeti
Prishtinë, 11 dhjetor - Dje rreth orës 13:00, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit njësia në Gjilan, ka realizuar një operacion policor, me çrast ka arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
Bazuar në hetimet policore personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, derisa po ushtronte detyrën e tij zyrtare si inspektor i ATK-së Gjilan, ka kërkuar dhe njëkohësisht ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 2000 nga një pronar i një firme private.
Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar edhe banesa e personit të dyshuar, por gjatë kontrollimit nuk është gjetur dëshmi shtesë relevante që ndërlidhët me rastin.
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me autorizimin e tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.