Arrestohet një person për marrje ryshfeti
Prishtinë, 26 gusht - Sot me rreth orës 12:10, hetuesit policor nga Departamenti Special Antikorrupsion, në komunën e Kamenicës, kanë arrestuar personin e dyshuar, H. C e lindur me 1970 femër shqiptare/kosovare me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
Të gjitha veprimet policore operativo-hetimore janë kryer bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit për simulimin e veprës marrje e ryshfetit.
E dyshuara , në ketë rast është arrestuar pasi qe ka pranuar ryshfet në vlerë 1,500 nga viktima, për një proces të tenderimit, dhe mjetet financiare që janë gjetur tek e dyshuara të cilat janë konfiskuar nga hetuesit..
Me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, e dyshuara është dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.