Arrestohet një person për lajmërim apo kallëzim të rremë
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty nga viktima jemi informuar se deri sa ishte duke dërguar postë në një lokacion, papritmas është ndaluar nga katër(4) persona të maskuar dhe të armatosur të njëjtit e kanë nxjerrë me dhunë nga vetura duke i marrur para në shumë prej katërmijë e treqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e tetë cent (4387.78), para të postes private dhe gjashtëqind e dyzet e tre (643) euro , para personale.
"Gjatë intervistimit të viktimës nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, gjatë një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, kemi argumentuar se viktima/tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes", bën të ditur Policia.
Në deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat.
Nga i dyshuari janë sekuestruar një mijë e njëqind e dyzet e pesë (1145) euro.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim Policor prej 48-orësh, për veprën penale Lajmërim apo kallëzim i rremë