12 Maj 2024

Arrestohet një person për “kontrabandim me migrant”

Prishtinë, 13 qershor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00, zyrtarët policor nga njësia e hetimeve të departamentit të policisë kufitare në mbështetje të njësive tjera relevante policore ka realizuar një operacion policor  me ç’ rast  ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrant”.

Personi i arrestuar nga policia është A.  B.  i lindur me 1951 mashkull/shqiptar /kosovar.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prizrenit konkretisht në qytetin e Suharekës, me ç’ rast me urdhëresë të Gjykatës themelore ne Prizren, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme njëri është bërë në një agjencion turistik në qytetin e Suharekës ndërsa tjetri në një shtëpi private dhe në lokale përcjellëse të saj. 

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: Gjashtë pasaporta të Republikës së Kosovës, të personave të ndryshëm, kontrata pune të personave të ndryshme, fotografi për viza, aplikacione për viza si dhe dokumente tjera relevante që lidhen me rastin.

Të gjitha veprimet policore që lidhen me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personi i dyshuar  është dërguar në qendrën e ndalimit  për të vazhduar me procedura tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)