Arrestohet një person për kontrabandim me armë
Prishtinë, 19 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar sot ka realizuar një operacion policor, me çrast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale krim i organizuar, kontrabandim me armë.
Operacioni policor është realizuar në rajonin e Mitrovicës dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të dyshuar, tanimë i arrestuar nga policia, B. K . mashkull shqiptar kosovar, janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: 1 mitraloz jugosllav 7.9 M53, 175 fishekë për mitralozin e njëjtë, 3 pako barut, 46 copë fishekë model dhe kalibër i ndryshëm, 1 revole me gaz, 2 fishekë kalibër i panjohur, 5 pajisje për AK-47, 6 mjete observimi për armë (Snajper-Dylbi), 1 llap top, 1 telefon, 1 shtëpizë kompjuteri.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.