Arrestohet një person për keqpërdorim të kartelave të bankës
Prishtinë, 10 tetor - Dje rreth orën 11:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në aeroportin e Adem Jashari në Prishtinë, ka ndërmarrë një operacion policor, me çrast ka arrestuar një person, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale lëshim i qeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo te kreditit.
Personi i arrestuar është E. TH. i lindur më 1993
Bazuar në hetimet preliminare policore i dyshuari tashmë i arrestuar nga policia ka kryer këtë vepër penale duke blerë gjësende online me kartela krediti të vjedhura.
Në kuadër të realizimit të këtij operacioni policor dhe mbledhjes së provave relevante, lidhur me rastin është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur një armë e vogël me gaz së bashku me 42 copë municion (9mm) si dhe prova të tjera.
Në cilësinë e provave relevante janë gjetur dhe janë sekuestruar: një kompjuter desktop, një kompjuter laptop, një telefon celular, dy pako me gjësende që dyshohet të jenë blerë me kartelat e vjedhura.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në proces.