Arrestohet një person për gjashtë vepra penale
Prishtinë, 11 janar - Sot rreth orës 8:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar i cili gjendej në arrati që prej qershorit të vitit të kaluar.
I dyshuari A.S 46 vjeç. dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në dy raste te vrasjeve në tentativë, dy raste të armëmbajtjeve pa leje, një rast kanosje si dhe një rast lëndim trupor, vepra keto të ndodhura në muajin qershor dhe shtator të vitit 2012.
I dyshimti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I njëjti do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të procedurave të nevojshme hetimore.