18 Janar 2025

Arrestohet një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Prishtinë, 7 qershor -  Sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një person me shtetësi Zvicerane  (P. A. viti i lindjes 1991 në Gjilan) , i cili ishte i kërkuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare.

Për personin e dyshuar ka ekzistuar  dyshimi i bazuar se i njëjti kohë më pare ka kryer vepër penale   “Kontrabandim me Migrantë”,  vepër penale kjo e sanksionuar  në bazë t ë Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 170 të .

I njëjti, dyshohet se  me qëllim të përfitimit material, shtetasve kosovarë iu ka siguruar leje qëndrime zvicerane  të falsifikuara,  me qëllim të kontrabandimit të tyre drejt vendeve të BE-së, ku  për secilin dokument të falsifikuar  dyshohet se ka përfituar  nga (2500 euro)

Pas konfiskimit të dokumentacioneve,  Agjencioni   Kosovar i Forenzikës ka bërë ekzaminimin e tyre dhe të njëjtat kanë rezultuar të falsifikuara. 

Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë –Departamenti i Krimeve të Rënda , i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)