16 Maj 2024

Arrestohet një person i kërkuar nga policia për vrasje

Prishtinë, 4 korrik - Policia e Kosovës konkretisht njësiti për arrestimin e personave të kërkuar nga Drejtoria Kundër  e Krimit të Organizuar (DKKO) sot në ora 01:40 ka ndërmarrë një operacion në rajonin e Podujevës me qëllim të arrestimit të një personi të kërkuar nga policia për veprat penale ‘vrasje’ dhe ‘vrasje në tentativë’.

Gjatë këtij plani policor me urdhër të Gjykatës së Qarkut Prishtinë është arrestuar personi H. F. i cili ishte në kërkim nga policia për shkak  se dyshohet se ka kryer  veprat penale ‘vrasje’ dhe ‘vrasje në tentativë’  në vitin 2001.

Paraprakisht zyrtarët policorë kishin kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore operative dhe hetimore për lokalizimin e personit të kërkuar dhe arrestimi i tij është kryer pa ndonjë incident.

Gjatë arrestimit në shtëpinë e personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit TT me 9 fishekë kalibrit 7. 62 mm. I dyshuari është transportuar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ndërsa arma e tij është konfiskuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)