Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata
Pejë, 16 mars - Policia e Kosovës – Stacioni Policor në‘ Pejë, me datë 15.03.2022, ka realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë.
I dyshuari është ndaluar nga patrulla policore, është verifikuar dhe ka rezultuar person në kërkim me Urdhëresë të Gjykatës.
Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese ne Dubravë- Istog.
Gjatë periudhës një mujore (15.02. – 15.03. 2022) Stacionet Policore në kuadër të DRP-Pejë, kanë realizuar Gjashtëdhjetë e dy (62) Urdhëresa të Gjykatës për Vepra të ndryshme kriminale.