17 Janar 2025

Arrestohet një person i dyshuar për zjarr vënie

Prishtinë, 17 mars – Sot konform detyrimit ligjor urdhëruar nga gjykata themelore në Prishtinë, policia ka realizuar një mandat bastisjeje të një shtëpie  në rrugën “Fazli Grajqevci ” në Fushë Kosovë. 

Urdhëresa e nxjerrë nga gjykata më 16 mars 2016,  përveç bastisjes ka konsistuar edhe në detyrimin për policinë që të arrestoj të dyshuarin; A. Z. mashkull, 26 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për rastin e zjarrvënës së ndodhur më datë 24.02.2016  rreth orës 12:00, në rrugën “Sejdi Kryeziu” në Prishtinë, me ç’ rast një veturë i tipit Hyunday ngjyrë e kaltër, ishte djegur dhe dëmtuar në masë të konsiderueshme.

Gjatë bastisjes policia ka sekuestruar për ekzaminim të mëtejmë edhe;

Një laptop, si dhe një telefon celularë, që mendohet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të procesit hetimor të këtij rasti.

I  dyshuari pas arrestimit është dërguar në njësinë rajonale për hetimin e krimeve ku aktualisht policia po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe po kompleton pjesën procedurale , ndërkohë që po koordinon veprimet e sajë me prokurorin e shtetit për procedim të mëtutjeshëm të rastit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)