02 Maj 2024

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 16 janar - Dje në orët e pasdites është arrestuar një person, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin e dëmtimit të varrezave ortodokse serbe të  cilat gjinden ne rrugën \"Prekazi\",  përtej hekurudhës në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës.

Menjëherë pas raportimit të rastit në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka ngarkuar me detyra speciale, njësitë e hetuesisë rajonale si dhe të stacionit policor në Fushë Kosovë, të cilët kanë ndërmarrë një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

I dyshuari M. Buzuku  48 vjeç, mashkull, Ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në qendrën e mbajtjes me aktvendim të  Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore – Prishtinë.

I njëjti pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale, do të dërgohet në gjykatën kompetente.

Përveç veprimeve operative e hetimore të policisë, kontribut të madh në zbulimin e këtij rasti kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me hetuesit.

Policia gjithashtu ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të kishës ortodokse serbe në Fushë Kosovë, të cilët  përveç që janë njoftuar për veprimet policore për rastin në fjalë, kanë diskutuar për gjetjen e moduleve të përbashkëta për evitimin e incidenteve të tilla në të ardhmen.

Është me interes të theksohet se mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka eliminuar mundësinë e reflektimit të motiveve ndëretnike ose ndër fetare përkitazi me rastin në fjalë, duke nxjerrë në pah motive dhe qëllime të përfitimit personal, material nga ana e të dyshuarit të përfshirë në këtë rast, bazuar në të njëjtat rezultate në stacionin policor të Fushë Kosovës krahas dëmtimit të pronës është hap  edhe rasti vjedhje e rëndë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)