Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
Prishtinë, 22 mars Me datën 21.03.2011, nga hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Rastet kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumica prej tyre në repartin e Gjinekologjisë, ku janë vjedhur portofola (me para dhe dokumente personale) , telefona celular të tipave të ndryshëm etj.
Puna e hetuesve policor, lidhur me rastet e vjedhjeve në QKUK, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarën
Ø D. B. femër, 39 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,
e cila pas arrestimit është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se ato ti procedohen gjykatës kompetente.