Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘zjarrvënie’
Pejë, 15 janar Policia e Kosovës për rajonin e Pejës me 4 janar, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Ndue Bytyqi’ në Pejë, një veturë që gjendej në parking ishte kapluar nga zjarri.
Njësitë policore menjëherë kanë reaguar në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.
Hetuesit rajonalë DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku me datën 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k.
Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohetpër 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë.