Arrestohet një person i dyshuar për trafikim me njerëz
Prishtinë, 19 qershor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, njësia në Prishtinë, dje në kuadër të implementimit të planit operativ policor Identifikimi i lëmoshëkërkuesve si viktima të mundshme të trafikimit me njerëz ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.
Gjatë këtij plani policor zyrtarët policorë nga kjo njësi kanë identifikuar një viktimë potenciale të trafikimit me njerëz, për të cilën dyshohet se është shfrytëzuar për lypësi të detyruar.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuari F. B. (1989) mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit përkatës është dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.
Viktima e rastit është strehuar në Shtëpinë e sigurt për viktimat e trafikimit.