10 Maj 2024

Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje

Prishtinë, 18 qershor - Sot në ora 05:00 kemi pranuar informatën në qendrën emergjente në QKUK, është dërguar për tretman mjekësor, një person i therur me thikë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh policore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar: A. M mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur verzionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje e çastit në mes tyre.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar me urdhër të tij është hapur rasti Tentim vrasje dhe gjithashtu po me urdhër të prokurorit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)