Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës
Pejë, 18 shkurt - Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, njësiti i hetimeve, me datën 17 shkurt 2020, gjatë punës rreth një rasti ‘dhunë në familje’, derisa i dyshuari ishte duke u intervistuar lidhur me këtë rast, Policia është informuar se i dyshuari posedon armë.
Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhëresë të gjyqtarit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit:
â¦Â A. I. lindur me 1968 m/k/egjiptian
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar:
â¦Â një (1) pushkë gjuetie,
â¦Â dhjetë (10) copë fishekë 16mm
â¦Â një (1) pistoletë 7.65mm,
â¦Â një (1) fishekë cal. 7.65 mm,
â¦Â një (1) pistoletë Ekol special 99
â¦Â gjashtë (6) fishekë cal.7.65 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.