Arrestohet një person i dyshuar për ‘mashtrim’ në Prizren
Prizren, 5 shkurt - Me datën 4 shkurt pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, Stacioni Policor në Prizren, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar (A. K.) shtetas rumun, i cili ishte në kërkim policor.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jetë përfshirë në një rast vepër penale ‘mashtrim’, të kryer në Prizren, në një filiale bankare me datën 10.07.2018 rreth orës 12:52 ka kryer një mashtrim, i cili ka marrë një shumë të konsiderueshme parash duke e futur në lajthitje punëtoren e këtij filiali -ankuesen.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.