Arrestohet një person i dyshuar për ‘mashtrim
Suharekë, 5 dhjetor - Dje rreth orës 21:20 pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, të Stacionit Jug në Prishtinë së bashku me St. Policor Suharekë kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestohet një person i dyshuar (A. K. ) i cili ishte në kërkim policor.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jetë përfshirë në disa raste vepra penale ‘mashtrimit’, të kryera në Suharekë, ku i njëjti pardje rreth orës 11:50 në lokalin “AZTECH” që gjendet në Suharekë, ka kryer një mashtrim, i cili ka marr një shumë parash rreth 60 € duke e futur në lajthitje punëtoren e këtij lokali-ankuesen.
Po ashtu i dyshuari duke e futur në lajthitje viktimën M F, kishe arritur që në punëtorinë “Toli” në fsh. Peqan te Suharekës, t’ia marr veturën e tipit Opel Corsa, me targa vendore, veturë kjo ishte gjetur e braktisur dhe ju është kthyer pronarit, rast ky i raportuar me datë 26.06.2018,
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.