18 Janar 2025

Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 19 maj - Pas hetimeve të vazhdueshme, sot Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, ka arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

Personi i arrestuar në këtë rast është: O. A. shtetas turk

I njëjti ka qëndruar legalisht në Kosovë,  me qëllim, sipas tij, të marrjes me gastronomi dhe këtë qëndrim e ka keqpërdorur duke kontrabanduar  shtetasit aziatikë e sidomos ata turq drejt vendeve të BE –së, duke u siguruar atyre  garancione fiktive, kinse po vijnë në Republikën e Kosovës  me qëllim biznesi apo vizite. 

Dyshohet se kontrabandimin e ka kryer kryesisht përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku janë  zbuluar  disa raste të tilla të kontrabandimit, kryesisht të familjeve turke, të cilave pas kryerjes së procedurave adekuate, u është refuzuar hyrja në Kosovë dhe janë kthyer prapa. 

Për kontrabandimin e një familje nga Turqia deri në shtetet e BE-së i dyshimti, dyshohet se ka përfituar para të gatshme në vlerë prej rreth 12.000 euro.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë - Departamenti i Krimeve të Rënda , i dyshimti  është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)