Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje
Prishtinë, 15 korrik - Policia e Republikës së Kosovޑs ka vërë të ditur se ë shtunën, nga hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Personi i arrestuar, dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në 36 raste të vjedhjeve të cilat janë raportuar gjatë vitit 2013. Bëhet fjalë për disa vjedhje nga veturat ku pasi janë thyer xhamat e veturave, janë vjedhur gjësende me vlerë.
Puna e hetuesve policor, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar me datën 13 korrik ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. N. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i cili pas arrestimit është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se ato ti procedohen gjykatës kompetente.
Ndaj të njëjtit është ushtruar kallëzim penal për 36 vepra penale vjedhje.