Arrestohet një person dhe konfiskohet substancë narkotike
Prishtinë, 18 qershor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative hetimore, me 17/06/2014 rreth orës 11:00, ka realizuar një operacion policor, me çrast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale posedim i substancave narkotike.
Operacioni policor ka filluar me kontrollimin e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në Leposaviç, me çrast është arrestuar personi i dyshuar pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur tri paketime të mbështjella të substancës narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë që peshon 2 kg e 697 gramë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe ndaj personit të dyshuar L. D. i lindur me 1993 m/k/s, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.