14 Maj 2024

Arrestohet një person dhe konfiskohen rreth 25 kg marihuanë

Prishtinë, 19 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 2:30 të mengjesit, Njësitet  Policore nga stacioni policor i Gjilanit kanë realizuar një operacion policor taktik me ç’ rast kanë arrestuar një person me dyshimin se i njëjti  ka kryer veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve të Rrezikshëm dhe Substancave Psikotropike”.

Policia njëherit ka konfiskuar rreth 25 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Personi i arrestuar është: SH. D i lindur më 1970, shqiptar, shtetas i Shqipërisë. 

 Arrestimi sipas policisë ka ndodhur pasi që zyrtarët policorë  në rrugën  e Prishtinës kanë  ndalur veturën e tipit Seat Ibiza, ngjyrë të verdhë  të cilën e drejtonte personi i dyshuar  dhe  gjatë kontrollit të tij dhe  veturës janë gjetur dy çanta (11 qese të plastikës) të dyshuara me substancë narkotike të llojit Marihuanë.

 Njësitet relevante policore, hetues nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe zyrtarët nga forenzika  kanë dalë në vendngjarje  dhe kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes duke  bërë fotografimin dhe konfiskimin e substancës narkotike  që  pas testit dhe matjes ka rezultuar të jetë substancë narkotike e llojit Marihuanë që peshon rreth 25 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe vetura në të cilën ka qenë substanca narkotike.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës  dhe  ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit   për 48 orë për të vazhduar me procedurat  e tjera hetimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)