27 Prill 2024

Arrestohet një person dhe konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike

Prishtinë, 6 prill - Polica e Kosovës ka bërë të ditur se drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik konkretisht, njësia në Prizren në një operacion policore ka arrestuar një person më dyshimin bazuar  së i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,  dhe ka konfiskuar 13 kilogram e 87 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihunë.

Personi i  dyshuar sipas policise tanimë i arrestuar nga policia është  R. Sh (1972) m/ sh/ k.

Kështu me datën e lartcekur  rreth orës 23:30 në fshatin Reshtan komuna e Suharekë është ndaluar personi derisa po voziste  makinën e tipit Alfa Rome me targa vendore ngjyrë e zezë  dhe gjatë kontrollimit në bagazh të veturës është gjetur substanca narkotikë e vendosur në 13 paketime.

Zyrtarët policor menjëherë kanë arrestuar personin e dyshuar dhe  në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar substancën narkotike dhe veturën.

Të gjitha veprimet policor lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)