Arrestohet një person
Prishtinë, 28 shtator - Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje me fajde.
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull/shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale fajde, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 4.635.00 euro para të gatshme, 6 armë të shkurta dhe 2 armë të gjata, tri aparate shtëpiza të lojërave si dhe disa dokumente dhe kontrata të ndryshme që lidhen me vepra penale të dyshuara. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rasti armëmbajtje pa leje, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.