18 Janar 2025

Arrestohet një oficerë doganor dhe një avokat

Prishtinë, 2 prill - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmë në bashkëpunim me prokurorinë kanë bërë arrestimin e tre personave në mesin e tyre një oficerë doganor dhe një avokat.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së dogana ka suspenduar 1 oficerët doganor dhe njëherazi i njëjti është arrestuar me urdhër të prokurorit, gjithashtu edhe një avokat i cili ka qenë i përfshirë është arrestuar.

Rasti sipas tij ka ndodhur për shkak se të dyshuarit në bashkëveprim nuk kanë bërë shkatërrimin e mallrave të falsifikuara por të njëjta kanë tentuar ti hedhin në treg.

Stavileci ka theksuar se Dogana e Kosovës kohë më parë kishte konfiskuar një sasi të mallrave (kozmetik) të falsifikuara, pas përfundimit të procedurave kjo sasi e mallrave do të duhet të asgjësohej.

\"Ka pasur dyshime fillestare nga ana e njësiteve te specializuara te Doganës se mallrat mund të mos asgjësohen siç parashihet me ligj per shkak të tentimeve eventuale për keqpërdorim nga ana e personave të lartë shënuar, andaj Dogana ka filluar hetimin dhe përcjelljen e punës së zyrtarëve të ngarkuar në këtë proces, si rezultat i punës hetimore nga ana e doganës  nën mbikëqyrjen e prokurorit  një oficer doganor dhe dy persona tjerë janë zëne në flagrance duke tentuat që  sasinë e mallrave të falsifikuara që ishin destinuar për asgjësim t’i fusin në treg për shitje\", ka theksuar Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)