05 Maj 2024

Arrestohet një kosovar që falsifikoi pasaportën zvicerane

Prishtinë, 25 mars - Autoritet e Maqedonisë kanë arrestuar një qytetarë kosovarë gjatë kohës kur ai me pasaportë të falsifikuar zvicerane, po tentonte të hynte në Greqi.

Sipas medieve shqiptare nga Shkupi, autoritetet e drejtësisë në këtë shtet kanë ngritur kallëzim penal për falsifikim të pasaportës.

Siç bëhet e ditur akuza është ngritur kundër shtetasit kosovar XH.V (35), i cili më 23 mars gjatë tentimit për të kaluar pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë është kapur me leje qëndrimi të falsifikuar të Zvicrës.

Policia kufitare gjatë verifikimit të dokumentit, ka konstatuar se bëhet fjalë për falsifikim të kësaj leje qëndrimi, të cilës i ishte ndryshuar fotografia dhe u ishin shlyer të dhënat.

Ndaj shtetasit të Kosovës është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa gjatë kësaj periudhe pritet t’i shqiptohet dënimi sipas ligjeve maqedonase.

Ndryshe, nuk është ky rasti i parë që qytetarët e Kosovës po tentojnë të dalin jashtë vendit me pasaportë të falsifikuar.

Për të dalë në vendet e BE-së, qytetarët e Kosovës, po realizojnë edhe plane të tjera, përfshirë blerjen e ID-ve të Zvicrës dhe vendeve të tjera të BE-së, vizave dhe pasaportave për të dalë jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)