23 Dhjetor 2024

Arrestohet një ish-pjesëtar i UÇK-së në Zvicër

Bern, 21 prill - Një ish pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar për krime të luftës, është arrestuar në Zvicër, me kërkesë të Serbisë, ka njoftuar ministria e drejtësisë e Zvicrës.

“Ai është i dyshuar se ka bërë krime të luftës, si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Folco Galli, zëdhënës i ministrisë së drejtësisë.

Gjithashtu, ai ka theksuar se “ i është kërkuar nga autoritetet e Serbisë dhe aktualisht është nën arrest në shqyrtim të ekstradimit”, njoftoi RFE.

Autoritetet zviceriane po shqyrtojnë kërkesën për ekstradim, tha zëdhënësi Galli, duke shtuar se ish pjesëtari i UÇK-së, emri i të cilit nuk është publikuar, mund të bëjë ankesë, nëse autoritetet e Zvicrës vendosin ta pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Raportohet se Beogradi e akuzon këtë person se ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)