04 Maj 2024

Arrestohet një i dyshuarar lidhur me krimet kibernetike

Prishtinë, 8 dhjetor - Me 5 dhjetor, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit M. N. (48 vjeçar) shtetas bullgar, nen dyshimin e bazuar për prodhim, posedim dhe tentativë të paautorizuar e përcaktuar me  ligjin për parandalimin e krimeve kibernetike (neni 13).

Ky i dyshuar ka vendosur pajisje në një bankomat i cili gjendet  në Prishtine, pajisjet të cilat kanë të bëjnë me vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve me qëllim klonimin e kartelave bankare dhe përfitim material.

I dyshuari është kapur në flagrancë nga hetuesit e DHKO-së, gjatë hjekjes së pajisjeve të vendosura në bankomat, të cilat më pas janë konfiskuar nga Policia,  duke përfshire edhe automjetin e të dyshuarit i cili ishte përdorur në atë rast.

Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti me 07 dhjetor 2012 është arritur të identifikohet edhe vendqëndrimi i të dyshuarit (një motel në Prishtinë), ku pas marrjes së urdhëresës për kontroll të dhomës, të cilën i dyshuari e kishte prenotuar për qëndrim njëjavor, është kryer edhe kontrolli i dhomës.

Gjatë kontrollit janë gjetur prova të vlefshme që dëshmojnë se i dyshuari në këtë rast në dhomën ku ka qëndruar e ka shfrytëzuar edhe për përpunimin e pajisjeve që pastaj do të shfrytëzoheshin për vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve, si dhe nxjerrjen apo përpunimin e këtyre të dhënave përmes sistemit apo programeve kompjuterike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)