Arrestohet një i dyshuar për veprën penale Dhënie ryshfeti
Pejë, 6 mars - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se rreth orës 13:20 në fshatin Qyshk - Pejë , Njësiti i Trafikut Rajonal-Pejë, ka ndaluar të dyshuarin Milosh Milivojeviq lindur vitin 1960 shtetas i Serbisë , i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa regjistrimi të shtetit të Sllovenisë.
Të njëjtit për shkak te tejkalimit te shpejtësisë oficerët policor i kanë kërkuar dokumentacioni përkatës sipas detyrës.
Lidhur me ketë zyrtarëve policor , në momentin e fillimit të plotësimit të kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie, i dyshuari ju ofron një bankënotë prej 20 (njëzeteuro) që mos ti shkruajnë kundërvajtjen.
Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm , i njëjti është njoftuar nga oficerët policor për veprën e kryer me çrast është arrestuar. Është bere intervistimi i tij në NJHKEK- DRP Pejë në prezencë të përkthyesit të autorizuar (licencuar) dhe avokatit mbrojtës. Pas intervistimit me urdhër të
prokurorit shtetit i njëjti është liruar në mënyrë që me datën, 06.03.2015 ne ora 11:00 te paraqitet pran Gjykatës Themelore Peje,që të vazhdohet me proceduar të mëtejme ligjore.