Arrestohet një i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës
Prishtinë, 26 nëntor - Më datë 26.11.2021, në orën 00:10, Policia e Kosovës, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në Bjeshkët e Vojdullës, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar T.J. ( 1970).
Njësitë policore kufitare gjatë kontrollimit të automjetit në ulësen e përparme kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) armë e tipit AK -47
1 (një) karikator për AK-47
31 (tridhjetë e një ) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, është inicuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës”, arma dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i rasti vazhdon në procedurë të rregullt.