Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në vandalizëm
Mitrovicë, 17 maj - Policia e Kosoves ka arrestuar J. Miljkoviq, qytetar i përkatësisë etnike serbe, me dyshimin se eshtë përfshirë në grup i cili ka shkatërruar një pikë kontrolli dhe ka dëmtuar pronën e Policisë së Kosovës në zonën e Tre rrokaqiejve në veri të Mitrovicës, gjatë muajit prill.
I dyshuari, është arrestuar sot në orët e mëngjesit, në fshatin Suhadoll të Mitrovicës.
Lidhur me këtë rast një grup prej 50 qytetarësh në veri të Mitrovicës, në formë proteste, kanë bllokuar rrugën Kolashini në afërsi të Tre rrokaqiejve.
Situata po monitorohet dhe kontrollohet nga Policia e Kosovës.