Arrestohet një i dyshuar për përdhunim si krim i luftës
Prishtinë, 4 qershor - Policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (WCIU) sot ka arrestuar një person i cili akuzohet për krim të luftës kundër popullatës civile sepse pretendohet që ai e kishte përdhunuar një shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë.
Arrestimi ishte urdhëruar nga një gjykatës i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).