17 Maj 2024

Arrestohet një i dyshuar për ‘marrje të ryshfetit’

Prishtinë, 14 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘marrje e ryshfetit’.

Sot me 14 nëntor 2013 hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, në bazë të informatave të siguruara përmes rrugëve operative dhe në bashkëpunim me njësinë e standardeve profesionale të ATK-së, duke i zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit është bërë i mundshëm të bëhet arrestimi i të dyshuarit  në flagrancë.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar A. K. mashkull/kosovar, deri në momentin e arrestimit ishte inspektor i ATK-së për mbledhjen e tatimeve në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari ka shkuar në një kafiteri në Graçanicë dhe ka pranuar si ryshfet shumën e parave në vlerë prej 1000 eurove nga pronari i lokalit në mënyrë që si shpërblim t’ia fshihte borxhin që ky i fundit kishte ndaj ATK-së, përmes një firme tjetër.

Personit të dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)