Arrestohet një i dyshuar për lidhje të kontratës së dëmshme
Prishtinë, 12 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale lidhje e kontratës së dëmshme.
I dyshuari ishte kthyer nga Libia në vendbanimin e tij në rajonin e Ferizajt dhe hetuesit policorë me të marrë informatën me 12 shtator 2013 në orët e mëngjesit kanë zhvilluar një bastisje në shtëpinë e tij, me ç rast kanë arrestuar të dyshuarin dhe njëkohësisht kanë konfiskuar dëshmi relevante.
I dyshuari tashmë i arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, si përfaqësues i disa kompanive dhe personave fizikë në Kosovë, ka lidhur kontrata të dëmshme me kompani libiane dhe për pasojë kompanive dhe personave fizikë në Kosovë u ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në vlerë rreth 400.000.00 (katërqind mijë euro).
Operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.