Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim të migrantëve
Prishtinë, 16 gusht - Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Hetimeve Departamenti i Policisë Kufitare, sot në orët e hershme, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër ka kryer veprën penale kontrabandim me migrant falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.
Operacioni i koduar me emrin Kumbara, ka rezultuar me kontrollimin e dy shtëpive me objekte përcjellëse në fshatrat Shushicë dhe Gushtericë në komunën e Graqanicës, me ç rast janë identifikuar dy të dyshuar, të cilët në vazhdimësi kryenin veprat penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit.
Të dyshuarit janë: D. D. m/k/serb i arrestuar dhe S. K. m/k/serb
Të dyshuarit ku njëri nga ta tashmë veç i arrestuar nga ana e policisë janë të njohur për organet e drejtësisë si persona me të kaluar kriminale.
Këta të dyshuar kanë bërë sigurimin dhe rregullimin e dokumenteve të ndryshme të udhëtimit, dokumente këto të falsifikuara për të dërguar persona në shtete të ndryshme të BE-së.
Gjatë hetimit janë aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe rasti është kryer nën mbikëqyrje të Prokurorisë Themelore në Prishtine Departamenti për krime të rënda.
Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi materiale si: vula te Gjykatës Themelore në Graqanicë; vula të Komunës së Graqanicës; vula apostile dhe vula tjera të kompanive të ndryshme (gjithsej shtatë copë); letërnjoftime jugosllave; patentë shofer dhe karta të identifikimit anglez; libreza të ndryshme të veturave 10 copë; formula të diplomave dhe çeritifkata të ndryshme të zbrazura; letërnjoftime; fotografi të formatit të pasaportave (të personave të ndryshme) dhe disa shënime tjera me numra të ndryshëm të telefonit, një lap-top, shtëpiza kompjuteri dhe një memory card.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore