06 Maj 2024

Arrestohet një i dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë’

Prishtinë, 12 mars - Dje Njësiti i Hetimeve Rajonale  DRPK “Perëndimi”,  Policia Kufitare në Gjakovë , pas një pune operativo-hetimore  lidhur me rastin e raportuar ‘kontrabandim me emigrant’ të datës 6.3.2014, ka  realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

Gjatë këtij operacioni policor është kryer një bastisje në fshatin Hereq në  komunën e Gjakovës dhe janë  konfiskuar  një numër i konsiderueshëm i dokumenteve, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandimi me migrantë’.

Personi i arrestuar është:

    D.   S.                i lindur me 1955  m/sh/k        nga komuna e Gjakovës

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjësendet si më poshtë:

    21 pasaporta jugosllave,
    8 pasaporta të Republikës së Kosovës,
    23 letërnjoftime të Republikës së Serbisë
    2000 (dy mijë) €, të holla  të gatshme, të cilat dyshohet të jenë  pranuar nga  viktimat e kontrabandimit.
    214 certifikata të lindjes të Republikës së Serbisë
    14 certifikata të zbrazëta të lëshuara nga UNMIK-u
    3 telefona
    2 patentë shoferë jugosllavë dhe
    1 dokument i regjistrimit të veturës

Ky operacion policor është kryer duke  zbatuar një urdhër  bastisje nga Gjykata Themelore në Gjakovë,  Departamenti i krimeve të rënda.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendimi për masën e ndalimit  48 orë për të vazhduar me procedurat tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)