Arrestohet një i dyshuar për financim të terrorizmit
Me urdhër të Gjykatës, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, me ç rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa pajisje elektronike, fletushka dhe një karikator pa fishekë, thuhet një raportin e dërguar nga Policia e Kosovës.
Mediat vendore njoftojnë se i arrestuari dyshohet të jetë marrë me financimin e rekrutimit të qytetarëve të Kosovës, për të luftuar në Siri, përkrah grupit militant Shteti Islamik.