28 Dhjetor 2024

Arrestohet një i dyshuar për ‘Dhënie e ryshfetit’

Prishtinë, 7 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:48, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona,  shtetas shqiptarë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumentave  të personave dhe automjetit,  në dokumentet që i janë prezantuar  Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej  50 (pesëdhjetë) eurosh.

Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente,  pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”.    

Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.   

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)